Babai i vdiq nga koronavirusi, ja ҫka ndodhi me djalin nga Rahoveci

21:10 | 08 Maj 2020

Gjatë ditës së sotme është shënuar edhe viktima e 28-të e koronavirusit në vendin tonë.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se 77 vjeçari ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore. Ndërkohë djali i tij është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

“I infektuar ka qenë edhe djali i të ndjerit i cili për fat të mirë tashmë është shëruar plotësisht. Familjarët e tjera nuk janë të prekur nga COVID-19”, tha Latifi.

Kryetari i Rahovecit thotë se edhe tre pacientë tjerë nga kjo komunë që marrin shërbimet për hemodializë janë të infektuar me COVID-19.

“Për shkak të natyrës së sëmundjes mund të kenë ndonjë komplikim, por momentalisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe nuk kemi ndonjë situatë problematike”, deklaroi ai për RTV Dukagjinin.

Latifi thotë se edhe një tjetër paciente nga Rahoveci është i shtrirë në Klinikën Infektive.

“Të gjithë pacientët tjerë përfshirë edhe rastet me hemodializë janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ndër të tjera Smajl Latifi.

I pari i Rahovecit thotë se deri të martën priten të merren edhe mostrat e pacientëve që tashmë janë të prekur me COVID-19 dhe të shërohen që të gjithë.

Komento: