
Kurti thoshte që nuk ankohet tek të huajt për Kosovën.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në njërën nga seancat e Kuvendit kishte thënë se ai nuk ankohet për ndonjë politikan të Kosovës tek ndërkombëtarët.
Kurti thoshte se është gënjeshtër nëse dikush pretendon se ai është ankuar në qarqe ndërkombëtare për politikanët kosovarë.
Këto komenti Shefi i Qeverisë i kishte bërë duke iu përgjigjur pretendimeve të Daut Haradinajt se Kurti ishte ankuar te ndërkombëtarët për taksën e vendosur nga Qeveria e kaluar e udhëhequr nga AAK’ja.
Ndërkohë, ditëve të fundit, Kurti ka nisur disa letra në drejtim të ndërkombëtarëve me të cilat po ankohet për veprimet e Hashim Thaçit dhe të LDKs’ë në rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosje.