Pas ‘konfliktit’ me Majkun, vjen reagimi i fundit i Majlindës

11:09 | 08 December 2018

Majlinda Zeka është ish e dashura e reperit të njohur, Majk.

Lidhja e saj me këngëtarin u diskutua shumë në media edhe pse nuk zgjati shumë. Ata pas ndarjes u bënë edhe prindër të një djali që e kanë quajtur, Roan, dhe që kanë vendosur ta rrisin të ndarë, shkruan ORAinfo.

Ata të dy para dy ditësh kanë pasur një përplasje me njëri tjetrin, ku këtë së pari e filloi Majk duke e akuzuar ish të dashurën se nuk po e lë ta shoh djalin e tij.

Pas kësaj deklarate vjen reagimi i Majlindës, e cila i mohon të gjitha ato që i ka thënë reperi, e duke e akuzuar këtë të fundit se nuk ka qenë asnjëherë një baba i përkushtuar për Roanin, e madje edhe duke e vënë në dyshim edhe atësinë e tij.

E sot, Majlinda si duket ka vendosur të qetësohet pas asaj përplasje me ish të dashurin, ajo sot ka shkuar në Stamboll dhe ka postuar nga atje fotografi, ku tregon sa po e shijon pushimin./ORAinfo/

Komento: