Ceca hyn në Kosovë, kështu i përshendet serbët

12:12 | 08 Dhjetor 2018

Svetlana Raznatovic e njohur me emrin Ceca, është këngëtarja serbe që sot ka mbërritur në Kosovë.

Ajo sot do të mbaj një koncert në Mitrovicën e Veriut, nga ora 12:00, si vazhdimësi e protestës së serbëve të veriut për taksën prej 100% që I ka vendosur Qeveria e Kosovës, mallrave që vijnë nga Serbia, shkruan ORAinfo

Ajo me të hyrë në Kosovë I ka përshendëtur fansat e saj ‘Kaluam, për pak jemi në Mitrovicë, shihemi aty. Ju puth!’, ka thënë Raznatovic në video.

Ende nuk ka ndonjë reagim të qartë nga institucionet e Kosovës./ORAinfo/

Komento: