
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë mbrëmë presidentit Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Dalipi me anë të një postimi, është shprehur shumë ashpër duke thënë se rendi demokratik në Kosovë është nën sulm.
Madje, ai nuk ka hezituar ta quaj as “standard të dyfishtë” vendimin e Kushtetueses duke thënë se është shkelur edhe vullneti i popullit.
Rendi demokratik në Kosovë nën sulm. Standard i dyfishtë nga një grusht njerëzish qëllimkeq duke përmbysur vullnetin e lirë të një populli. #DuamZgjedhje.