Shefja e BE-së në Kosovë kërkon që të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses

14:11 | 29 Maj 2020

Apostolava kërkon që të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses.

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Qeverisë së re pa zgjedhje të reja.

Apostolova shprehet se zbatimi i këtij vendimi nga akterët politikë, është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani.

”Këtu bëhet fjalë për respektimin e një elementi kyq të sundimit të ligjit”, është shprehur ajo. /klankosova

Komento: