Rastet e reja me coronavirus vijnë nga këto dy komuna.
IKSHPK-ja ka njoftuar se sot kanë rezultuar pozitiv gjashtë raste të reja, ndërsa 12 janë shëruar plotësisht
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga rastet e reja vijnë nga Komuna e Vushtrrisë dhe Obliqit.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq. “, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.