Ministria e Shëndetësisë sot pritet të shfuqizojë disa kufizime

14:55 | 31 Maj 2020

Sot pritet që Ministria e Shëndetësisë të shfuqizojë disa kufizime.

Ministria e Shëndetësisë pritet që sot të procedojë një vendim për shfuqizimin e disa kufizimeve.

Këtë për klankosova tv e bëri të ditur zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi.

“Sot pritet të procedohet nga Ministria e Shëndetësisë një vendim për shfuqizimin e disa kufizimeve, midis tyre dhe ajo për udhëtimet në Shqipëri”, deklaroi Zaimi.

Klan Kosova për këtë çështje ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili tha se sot do të publikohen vendimet e reja.

“Gjatë ditës publikohen të gjitha vendimet e reja ose nga ne ose nga Qeveria”, deklaroi Hoti.

Kujtojmë se nga nesër (1 qershor) Kosova do të fillojë fazën e tretë të lehtësimit të masave anti-covid.

Komento: