
Vuçiq thotë se pa një zgjidhje për “nyjën e Kosovës”, Serbia nuk do të jetë në BE.
Nuk ka dyshim se pa e zgjidhur “nyjën e Kosovës”, Serbia nuk do të jetë anëtare e BE-së.
Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sipas të cilit ky është një mesazh i qartë i Brukselit.
“Pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, dhe nuk e di kush dhe çfarë mendon të propozojë, Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE-së”. Askush nga Evropa nuk na gënjeu në këtë pikë, këtë e thanë që në takimin e parë në 2012-ën “, tha Vuçiq për TV Pink, transmeton Klan Kosova.