Peticionin ‘Duam Zgjedhje’ e nënshkruan edhe babai i Astrit Deharit

11:49 | 02 Qershor 2020

Edhe babai i Astrit Deharit nënshkruan peticionin ‘Duam Zgjedhje’.

Në sheshet e Prishtinës tashmë qytetarët kanë mundësinë që të nënshkruajnë peticionin ‘Duam Zgjedhje’ të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mesin e qytetarëve të cilët kanë nënshkruar deri tani peticionin për zgjedhje të reja është edhe babai i Astrit Deharit.

Valdrin Ahmeti nga Vetëvendosje ka publikuar sot një fotografi ku njoftoi se tenda do të jetë e hapur deri në orën 18:00.

“Axha Avni Dehari sapo nenshkroi peticionin me kerkese shpalljen e zgjedhjeve ne sheshin ‘Nena Tereze’. Jemi ketu deri ne ora 18:00. Ju mirepresim 😊”, shkroi ai.

Komento: