Sqarim nga QKUK: 74 vjeçarja që vdiq sot në Klinikën Infektive ishte shëruar nga koronavirusi

19:03 | 08 Qershor 2020

Vjen edhe sqarimi i QKUK-së, ku thuhet se pacientja 74 vjeçare që vdiq sot në Infektiv ishte shëruar nga Covid-19.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përmes një njoftimi ka sqaruar edhe njëherë se sot nuk ka vdekur asnjë pacient me Covid-19 brenda Klinikes Infektive.

Tutje është sqaruar se një paciente 74 vjecare , e cila ka vdekur sot në kuadër të Klinikës Infektive ka rezultuar negative në testet e fundit, pra ka qenë e shëruar nga Covid-19, por ka vazhduar mjekimin pasi ka pasur probleme të tjera shëndetësore.

Sqarimi i plotë:

Komento: