
Sot janë konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
15 prej rasteve të reja janë nga komuna e Vushtrrisë, përcjell ORAinfo.
Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook ka dhënë më shumë detaje për rastet e reja të konfirmuara.
Postimi i plotë i Xhafer Tahirit:
Ju lutemi, KUJDES!
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sonte i kemi 15 raste të reja. Prej tyre, 9 anëtarë të njëjtës familje, 1 qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerat janë raste kontakti.
Është tepër vështirë me luftu me një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga 1 i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste.
Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur.