Si pritet të jetë moti në ditët në vijim?

23:27 | 08 Qershor 2020

Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe në ditët në vijim.

Edhe gjatë javës në vijim mbetet mot i ndryshueshëm, por i ngrohtë, me diell dhe vransira. Orëve të pasdites me reshje lokale shiu dhe bubullima.

9.06 – Shumë ngrohtë, vransira dhe diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

10.06 – Shumë ngrohtë, diell dhe vransira. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

11.06 – Ngrohtë, pjesërisht vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

12.06 – Ngrohtë, me diell, e gjatë ditës pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri 13C, e maksimalet nga 25C deri 27C, e deri të premten do të pësojnë një rënie të lehtë në 23C.

Era do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet pak nën vlera normale, me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës.

Komento: