Ministri Selimi i shkon me një top në zyrë Kryeprokurorit Lumezit, tregon simbolikën

12:40 | 10 Qershor 2020

Selimi i shkon me një top në zyrë Lumezit, në postim e tregon kuptimin e dhuratës.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka shkruar sot te kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi. Atij ia ka dërguar një dhuratë.

Ministri Selimi ka shkruar në Facebook se Lumezit ia ka dërguar një top, pasi kryeprokurori ka qenë basketbollist.
Ai tregon se kjo dhuratë ka simbolikë moton “politika duart larg drejtësisë” dhe se topi është në fushën e institucioneve të drejtësisë.

Shkrimi i plotë i ministrit:

Pasi që ka qenë basketbollist, Kryeprokurorit Aleksander Lumezit, si simbolikë të parimit dhe motos “politika duart larg nga drejtësia”, gjatë vizitës sime në Prokurorinë e Shtetit, i dhurova një top basketbolli, duke theksuar se topi është në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit. Në takim shprehëm vullnetin e dyanshëm për bashkëpunim për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkërëndim për fuqizimin e sundimit të ligjit. E sigurova, Kryeprokurorin se do të jem zëri i tyre në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës, veçanërisht për buxhetin dhe çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për funksionim efektiv e të pavarur të Prokurorisë së Shtetit, si pjesë e sistemit të drejtësisë.

Komento: