Kështu do të jetë moti deri të dielën, këtë ditë mund të ketë breshër

08:47 | 11 Qershor 2020

Moti nga sot deri të dielën, në këtë ditë mund të ketë breshër.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm dhe pak më i freskët sesa dje. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër në tërë rajonin pritet mot pa ndryshime të mëdha. Do të ketë intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin riga apo rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave, kurse të dielën pas një dite mjaft të nxehtë, pasdite në Kosovë pritet destabilizim i motit me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Komento: