Përplasen Memli Krasniqi e Hekuran Murati, deputeti i PDK-së: Zgjedhi fjalët

14:10 | 11 Qershor 2020

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës.

Çështja e testeve të koronavirusit ka nxitur një përplasje mes deputetit të PDK-së dhe atij të VV-së në Kuvend.

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi tha se gjatë qeverisë Kurti ka pasë mungesë te testeve për koronavirus. Ndaj Krasniqit, ka reaguar deputeti i VV-së Hekuran Murati duke i quajtur deklaratat e Krasniqit shpifje.

E menjëherë ka reaguar deputeti i PDK-së Memli Krasniqi i cili tha se vet ish ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ia ka pranuar se ka mungesë të testeve të koronavirusit. Ndersa e ka porositur Muratin që ti’ zgjedh fjalët’ kur akuzon për shpifje.

“Neri e don që kur ti drejtohesh dikujt me ia përmend emrin. Unë të drejtohem ty te them Hekuran. Unë fola për teste. A e din pse thash për teste, sepse vet Arben Vitia më ka thënë s’kem teste. Ma ka dhanë një arsyetim banal, pritke me i ardh do teste prej Katarit, por e pranojke që s’ka pas teste. Po zgjedhi pak fjalët, s’është shpifje”, tha Krasniqi.

Komento: