Deputeti i VV thotë se periudha e pandemisë ka kaluar dhe s’ka nevojë për ndihma

14:19 | 11 Qershor 2020

Deputeti i VV-së Shpejtim Bulliqi që mëton të jetë kryetar i Podujevës, ka folur sot në Kuvend për çështjen e zgjerimit të Pakos së ndihmave të Qeverisë për sektorin privat pas dëmeve që ka shkaktuar pandemia.

Deputeti Bulliqi e ka përdorur në shumë raste fjalën “faktikisht” megjithëse nuk ka qenë aspak i qartë në qëndrimin e tij.

Megjithëse ka deklaruar se është për mbështetjen e sektorit privat, ai në fakt ka thënë se nuk do ta mbështes atë, përcjell periskopi.

Më tej, ish deputeti i LDK-së i ka fyer rivalët politikë. Sipas tij, periudha e pandemisë ka kaluar dhe nuk ka nevojë për ndihma të mëtejshme.

Nga kjo që u dëgjua, shtrohen një sërë pyetjesh që duhen sqaruar. Kjo gjendje është pasojë e një sërë pengesash që u janë paraqitë Qeverisë Kurti nga po këta që duan të nxjerrin një pretendim, faktikisht, që duan ta nxjerrin. Që faktikisht, deri më sot janë dhënë më se 11 mijë punëtorëve nga Qeveria Kurti… Pakoja e Kurtit është refuzuar, faktikisht, nga po këta që tash duan ta zgjerojnë. Jemi në përfundim të pandemisë, dhe prandaj nuk është e nevojshme që të nxirret ky vendim, sepse faktikisht këta janë ata që e kanë penguar kur ka qenë më se e nevojshme. Nuk është mirë të dezinformohet se kjo është një ndihmë për sektorin privat. Për arsye se ne këtë ndihmë e kemi dhënë. Ndoshta do ta përkrahnim edhe sot këtë, po të ishte e specifikuar se për çfarë është. Sigurisht që është e nevojshme që bizneset të përkrahen me këto 170 euro. Por, shtrohet një pyetje se kush është ajo që e solli sektorin privat në këtë gjendje. Nuk është Lëvizja Vetëvendosje. U murr në gojë kjo çështja e KEDS-it e kështu me radhë. Është dashur të bëhet”, ka thënë ndër tjerash deputeti Bulliqi.

Komento: