
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar situatën politike në vend.
Konjufca ka thënë se tashmë kërkesat për zgjedhje do të jenë një përditshmëri në Kosovë.
“Nuk është lajm i mirë nëse në një vend nuk ka zgjedhje e sidomos kur kërkon populli”, tha ai.
Ish-ministri i Jashtëm ka thënë se tashmë është evidente se roli i Thaçit në krijimin e kësaj qeverie ka qenë vendimtarë.
“Avdullah Hoti është një aktorë që luan rolin e kryeministrit. Kjo marrëveshje është arritur mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, tha ai në Dukagjin.
Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se LDK doli në zgjedhje e dyta për shkak të afërsisë së kishte me Vetëvendosjen, pasi sipas tij po të kishte bërë me dije se preferon edhe koalicion me AAK-në do të delte më keq në zgjedhje.
Konjufca thotë se Isa Mustafa vazhdimisht ka mashtruar elektoratin e LDK-së në zgjedhje dhe sipas tij ai përsëri do të bëjë Thaçin president.
“Mendoj se Isa Mustafa do t’ia sigurojë përsëri votat për president. Pse Hashim Thaçi të ja mundësojë LDK-së qeverinë me gjithë ato ndërhyrje. Thaçi ndikoi prej Gjykatës Kushtetuese deri te deputeti Haxhi Shala”, tha ndër të tjera Konjufca.