Ramush Haradinaj nuk i ndahet vrapimit

12:17 | 13 Qershor 2020

Bëhet i gjallë kreu i AAK’së, nis vikendin me një vrap.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka disa ditë që s’është bërë i gjallë për zhvillimet politike në vend.

Ai se ka thënë asnjë fjalë për vendimin e Qeverisë Hoti për heqje të reciprocitetit ndaj Serbisë, pavarësisht se ministrat e AAK’së kanë votuar kundër.

Megjithatë ish-kryeministri sot është bërë i gjallë duke publikuar një fotografi teksa shihet duke vrapuar.

“Mirmëngjes”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe nga herët e tjera, Haradinaj nuk ka treguar vendndodhjen.

Komento: