Haradinaj uron SHBA-në për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë

15:02 | 14 Qershor 2020

Haradinaj uron SHBA-në për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 245-vjetorin e formimit të ushtrisë.

Duke uruar popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse, Haradinaj ka theksuar se shembulli i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë amerikane është frymëzim për ushtrinë e Kosovës.

“Në ketë ditë historike për Shtetet e Bashkuara dhe ushtrinë e saj, përzemërsisht uroj popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane. Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: