A e ka Avdullah Hoti mbështetjen e opozitës për dialogun me Serbinë?

19:20 | 14 Qershor 2020

Duket se Avdullah Hoti nuk e ka mbështetjen e opozitës për dialogun me Serbinë.

Kryeministri, Avdullah Hoti, do ta ketë të vështirë ta formoj ekipin negociator për bisedimet me Serbinë, për shkak se partitë opozitare, Vetëvendosje dhe PDK’ja kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për të qenë pjesë e forumit të liderëve ku do të flitej për këtë proces.

Analistët vlerësojnë se është e domosdoshme përfshirja e opozitës në këtë proces.

Kur janë shtuar thirrjet e SHBA’së dhe BE’së për rifillimin e dialogut pas heqjes së reciprocitetit qeveria Hoti është në kërkim të përkrahjes nga partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK’ja për krijimin e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë.

Zyrtarët e VV’së kanë refuzuar thirrjen e kryeministrit Hoti për t;iu bashkëngjitur ekipit negociator pasi kabinetin e tij qeveritar e konsiderojnë jolegjitim ndërsa në PDK thonë se nuk pranojnë ftesat e bëra nga studiot televizive.

Ndërkohë njohësi i zhvillimeve analitike Faton Avdullahu e sheh të domosdoshme mbështetjen e opozitës në procesin e dialogut.

Heqja e masës së reciprocitetit nga ana e qeverisë Hoti si shtysë për vazhdimin e dialogut me Serbinë u mirëprit nga SHBA’ja dhe BE’ja. Por pavarësisht kësaj, hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës Violeta Haxholli vlerëson se nevojitet që Kosova të jetë palë e barabartë në këtë dialog.

Komento: