BQK ofron përkrahje për sektorin e sigurimeve

11:43 | 17 Qershor 2020

Guvernatori i BQK-së ofron përkrahje për sektorin e sigurimeve.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka pritur në takim udhëheqësen e sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Lindita Daija, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të udhëhequr nga Sami Mazreku me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka qenë ndër sektorët më të prekur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë Covid-19.

“Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë e BQK-së për përkrahje të sektorit të sigurimeve dhe ndërmarrjen e të gjithë masave të nevojshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të këtij sektori. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës falënderuan Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e pakursyer në mënyrë që sektori i sigurimeve të vazhdojë të performojë në mënyrë pozitive”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Komento: