Peshoret e mullinjve verifikohen para sezonit të korrje-shirjeve

12:12 | 18 Qershor 2020

Verifikohen peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se janë verifikuar peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve, në mënyrë që fermerët të jenë të mbrojtur dhe peshat të maten saktë, raporton Express.

Kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza ka thënë se ky është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit.
Sipas tij, verifikime të tilla do të bëhen edhe në ditët e ardhshme, ashtu që të mbrohet konsumatori nga mashtrimet e mundshme.

Inspektorati dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës kanë bërë thirrje që të gjithë përdoruesit e mjeteve matëse të verifikohen që të zbatohet ligji për Metrologji.

Komento: