
Është prangosur shoferi i Trafikut Urban.
Policia e Kosovës ka prangosur pak minuta më parë një shofer të autobusit të Trafikut Urban të Linjës 4 , pasi që i njëjti e fotografoi veturën me të cilën, policia erdhi për ta shikuar vendin e ngjarjes, pas një aksidenti të ndodhur në rrugën “UÇK”.
Policia me veturën e tyre kishte bllokuar trafikun, duke pamundësuar kështu qarkullimin e veturave, si dhe të autobusit të Linjës 4, që po barte udhëtarë.
Reporteri ka kontaktuar Policinë Rajonale të Prishtinës për të marrë detaje por kanë thënë për momentin nuk kanë informacione për rastin në fjalë.