
Ka shkuar në 1.916 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton sot janë testuar 457 mostra të dyshuara për koronavirus nga të cilat 83 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 5 pacientë të tjerë./ORAinfo/