
Trajneri i Lille, Christophe Galtier ka konfirmuar se objektivi i Milanit dhe Napolit, Victor Osimhen do të largohet nga klubi këtë verë.
Calciomercato raportoi se Milani po shikon zëvendësimet e mundshme për Zlatan Ibrahimoviçin dhe ndërsa Luka Joviç është përparësia, Real Madrid, Osimhen është gjithashtu një lojtar që klubi po e përcjell ORAinfo.

Është sugjeruar që lojtari nigerian mund të vlej deri në 60 milionë euro këtë verë pas një sezoni në të cilin ai shënoi 18 gola dhe gjashtë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat për Lillem përcjell ORAinfo.
Tani, menaxheri i Lille, Christophe Galtier ka pranuar se Osimhen do të largohet nga klubi këtë verë.
Mbetet të shihet nëse Milan do të jetë i gatshmë të ofroj 60 milionë euro për lojtarin nigerian.
Kujtojmë që interesim për Osimhen kanë edhe Napoli, Liverpool dhe Arsenal. /ORAinfo/