Reshje të mëdha shiu në Prishtinë, bëhet ‘deti’ tek tuneli i stacionit të autobusëve

18:15 | 23 Qershor 2020

Reshtje të mëdha të shiut ka pasur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Sa herë që bie shi në Prishtinë, tuneli i cili gjendet në lagjen “Dardania” në Prishtinë vërshohet nga uji.

Edhe sot shkallët dhe tuneli që të dërgon në stacionin e autobusëve në kryeqytet janë mbuluar nga uji.

Anipse, Komuna e Prishtinës gjatë këtij viti ka investuar në restaurimin e këtyre shkallëve, ende nuk ka gjetur një zgjidhje sa u përket vërshimeve gjatë ditëve me shi.

Komento: