Rexhep Selimi ka një porosi për ekipin e dialogut

19:24 | 23 Qershor 2020

Rexhep Selimi u ka dhënë një porosi ekipit të dialogut.

Shefi i grupit parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi të jesh kundër reciprocitetit do të thotë të jesh i pabarabartë qysh në nisje të dialogut dhe do të thotë që qeveria Hoti nuk ka guxuar të mbrohet edhe kur kishin mundësi.

Ai heqjen e reciprocitetit e quajti të turpshëm.

“E dimë tashmë që juve gjithë bashkë ju bëri presidenti në ndërtimin e një qeverie ilegale, por të gjithë iu bashkuar atij edhe kundër reciprocitetit, edhe kundër qeverisë Kurti, edhe për pushtetin edhe për marrëveshjet me Serbinë, prandaj ne e kemi të vështirë sot të gjejmë dallimin në mes jush sepse ju jeni të njëjtë në të gjitha këto tema “, tha Selimi.

Selimi pati edhe disa pyetje për ata që e kundërshtojnë reciprocitetin, në veçanti kryeministrit Avdullah Hoti.

“I bej disa pyetje për ju që jeni kundër reciprocitetit, në veçanti kundër Avdullah Hoti i cili e morri këtë vendim, çka përfiton Kosova duke mos qen e barabartë me Serbinë, çka përfiton Kosova nga heqja e reciprocitetit, përse është pengesë reciprociteti, mbaj shënim sepse po pres përgjigje, për kë është pengesë reciprociteti dhe në fund të fundit në çfarë dialogu jeni nisur, a e kuptoni që nuk ka dialog pa reciprocitet, nuk ka dialog në mes të pabarabartëve sepse ai më nuk quhet dialog, ju keni heq dorë edhe nga vet dialogu, prandaj para se të mendoni se ku po shkoni, mendoni se ku do të ktheheni “, tha Selimi.

Komento: