Kuvendi nuk e miraton rezolutën e VV-së për reciprocitetit

21:00 | 23 Qershor 2020

Rezoluta e VV-së për reciprocitetin nuk votohet në Kuvend

Vetëvendosje ka arritur që të miratojë rezolutën e saj për reciprocitetin.

Kjo projekt-rezolutë, në Kuvendin e Kosovës mori vetëm 31 vota pro, dhe si e tillë nuk u miratua, shkruan lajmi.

Ajo që vlen të theksohet është se pro kësaj rezolute ka votuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në të njëjtën, bëhej thirrje që Qeveria e Kosovës të zbatojë të gjitha masat e reciprocitetit ndaj shtetit serb, ato politike dhe ekonomike.

E njëjta u propozua pas debatit në Interpelancën e Kryeministrit Hoti në lidhje me vendimin për shfuqizimin e reciprocitetit.

Komento: