Figurat e PDK-së mblidhen në selinë qendrore, pas aktakuzës ndaj Thaҫit e Veselit

16:53 | 24 Qershor 2020

Ngritja e aktakuzës për Thaçin e Veselin, figurat e PDK-së mblidhen në selinë qendrore.

Pas ngritjes së aktakuzës për vepra të rënda nga Prokuroria Speciale e Hagës ndaj Kadri Veselit, zyrtarë të lartë e bashkëpartiakë kanë filluar të mblidhen në selinë e PDK’së në qendër të Prishtinës.

Pak minuta pasi është bërë publike aktakuza, Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuqi janë parë teksa kanë arritur në selinë e partisë që drejton Veseli.

Përveç Veselit, Gjykata ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-kreut të PDK’së, presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Të dy janë të dyshuar për përgjegjësi penale për rreth 100 privime nga jeta.

Komento: