Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, ҫfarë thotë Arianit Koci?

16:56 | 24 Qershor 2020

Aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, nuk e ka komentuar Arianit Koci.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të partë që paraqiten në Gjykatën Speciale.

Në njoftimin për media, theksohet se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë vepra kundër njerëzimit dhe vepra të rënda lufte ndër të cilat, privime nga jeta të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Arianit Koci nuk ka dashur ta komentojë këtë aktakuzë, e cila ende ka shumë paqartësi.

Në anën tjetër, përmes një postimi të bërë në Facebook, avokati tjetër, Tomë Gashi, ka thënë se kjo aktakuzë nga Prokuroria në Gjykatën Speciale është ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake.

“Gjykata Speciale e beri publike aktakuzen e pare te ngitur nga Zyra e Prokurorit special ne kundershtim me rregullat e te saj ligjore.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorzuar ne Gjykate Speciale ne Hague ndaj Presidentit Hashim Thaqi, dhe Ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli eshte ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedures Paraprake”, shkruan ai.

Ndërsa, deri më tani s’ka pasur ndonjë reagim as nga presidenca e as nga PDK.

Komento: