Veton Surroi komenton aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit dhe vVeselit: Fillim dramatik i çkapjes së shtetit

12:21 | 25 Qershor 2020

Aktakuzën e Prokurorisë Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, publicist Veton Surroi po e sheh si një fillim dramatik për çlirimin e shtetit nga kapja.

Një koment të tillë Surroi e ka bërë dje derisa ka shpërndarë njoftimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzën.

“Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”, ka shkruar Veseli.

Përveç Thaçit dhe Veselit, Prokuroria akuzon edhe nëntë persona të tjerë, emri i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Pos akuzave për vr.asje, aty ka edhe akuza të tjera për rrahje, torturë e të tjera.

Surroi, prej vjetësh ka dallime politike me presidentin Hashim Thaçi.

Ai madje kishte shkruar edhe një libër “Këmbët e Gjarprit”, e cila fliste kryesisht për Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e tij në politikë, nga këndvështrimi i Surroit.

Komento: