
Eurodeputeti austriak ka thënë se është vështirë që Thaçi t’i kryejë detyrat tani.
Tani Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet dhe perspektivë evropiane dhe Presidenti Hashim Thaçi dhe parlamenti në Prishtinë duhet të vlerësojnë nëse Thaçi mund t’i kryejë detyrat e tij gjatë procedurës kundër tij.
Kështu ka thënë eurodeputeti dhe politikani austriak, Lukas Mandl.
Në një deklaratë, politikani austriak theksoi se anulimi i terminit, përfshirë edhe takimin e planifikuar për të shtunën me Presidentin e Serbisë në Washington, jep arsye për të konkluduar se kryerja e detyrave të tij paralelisht me procedurën kundër tij është e vështirë, raporton Tanjug.
Ndryshe, Thaçi së bashku me Veselin dhe 8 të tjerë po akuzohen nga Gjykata Speciale për rreth 100 privime nga jeta të pretenduara, duke përfshirë edhe ato politike.