Zëdhënësi i PDK-së: Të kërkojnë falje ata që thanë se Thaçi e Veseli krijuan Specialen për “ujdi të pista”

16:19 | 26 Qershor 2020

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi duke komentuar aktakuzat e Speciales për Thaçin e Veselin, ka folur edhe për zërat se këto dy personalitete e kanë themeluar Specialen për të bërë “ujdi të pista”.

Ai me anë të një postimi në Facebook, duke i ndërlidhur këto komente me situatën aktuale, ka thënë se të njëjtëve persona që thoshin dikur këto fjalë nuk po u dëgjohet zëri, dhe se të njëjtit duhet të kërkojnë fajle.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Për një kohë të gjatë, Kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe Presidenti Hashim Thaçi, ishin akuzuar nga elementë të ndryshëm, ndonjë parti dhe disa bashkëlufëtarëve që kinse e kanë themeluar Gjykatën Speciale, duke bërë “ujdi të pista” për të siguruar imunitet.

E tash, nuk po ju dëgjohet zëri, nuk paska pasur ujdi për imunitet…të paktën bëhuni burra dhe kërkoni falje!.

Komento: