Ministrja e Jashtme kërkon nga ambasadorja britanike në NATO ndihmë për anëtarësim

18:12 | 26 Qershor 2020

Haradinaj-Stublla kërkon nga ambasadorja britanike në NATO ndihmë për anëtarësim.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet aleat yni i përhershëm, në veçanti në fushën e sigurisë”.

Kështu tha të premten në Bruksel Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla në takimin që kishte me Përfaqësuesen e Përhershme të Mbretërisë së Bashkuar në NATO Sarah MacIntosh.

Në këtë takim u diskutua për rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s në Kosovë, nga misioni i çlirimit, rindërtimit, Pavarësisë, dhe tani kur edhe Forca e Sigurisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Kosovës janë rreshtuar krahas aleatëve si kontribues të sigurisë, paqes, dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Haradinaj-Stublla e njoftoi MacIntosh edhe për përpjekjet, tani të intensifikuara, të Kosovës për integrim në strukturat euro-atlantike duke kërkuar inicimin e dialogut politik që në përputhje me obligimet dhe përgjegjësitë do të siguronte integrimin e Kosovës në NATO.

Komento: