New York Times e ngatërroi Vuçiqin me Thaçin, reagon Grenell

19:43 | 26 Qershor 2020

Grenell e godet prapë New York Times’in, pasi e ngatërroi Vuçiqin me Thaçin.

Gazeta e njohur The New York Times e ka ngatërruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me atë të Kosovës, Hashim Thaçi.

E përditshmja amerikane ka shkruar se Shtëpia e Bardhë ka planifikuar që të bëhet nikoqire e një takimi ndërmjet presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës.

Por, sipas NYT, lideri i Serbisë është akuzuar për kr.ime lufte.

Pas këtij lëshimi, ka reaguar i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Pas një storie katastrofike të NYT të mbushur me gabime nga Patrick Kingsley, tani kjo?”, ka shkruar Grenell.

Komento: