Prin Prishtina, nga këto komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

22:28 | 26 Qershor 2020

Janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus.

IKSHPK njofton se sot janë testuar 205 mostra të dyshimta nga të cilat 62 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 61 pacientë të tjerë./ORAinfo/

Komento: