Shërohen edhe 36 pacientë nga Vushtrria

23:03 | 26 Qershor 2020

Sot janë konfirmuar të shëruar 61 pacientë në Kosovë.

Nga 61, 36 janë nga Vushtrria, përcjell ORAinfo.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sonte përsëri lajme të mira, 36 qytetarë të shëruar dhe vetëm 2 raste pozitive me Covid 19 në qytetin tonë.

Nëse vazhdojmë të jemi të kujdeshëm, do të krijojmë kushte që këtë verë të kemi edhe mërgimtarët në Vushtrri.

Ju lutem bashkëpunoni me ne, mbani maskë, mbajeni distancën sociale dhe higjenën personale./ORAinfo/

Komento: