Hoti: Kam komunikim intensiv me Grenell – së shpejti caktohet data e re e takimit në Washington

11:38 | 27 Qershor 2020

Pritet datë e re e takimit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë pas anulimit të 27 korrikut.

Kryeministri, Avdullah Hoti, pas është kthyer nga Brukseli në adresimin e parë për media ka folur për procesin e dialogut dhe anulimin e udhëtimit drejtë Washingtonit.

Kryeministri Hoti deklaroi se Kosova është e përkushtuar që dialogu s’ka alternativë dhe se është në interes të Kosovës që ky dialog të përfundojë së shpejti, meqë ka interesim shumë të madh nga Brukseli dhe Washingtoni.

“Ne mbesim të përkushtuar për dialogun. Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe në BE. Është me interes për Kosovën që ky proces të mbyllet sa më shpejtë, duke qenë se ka interesim të madh nga BE dhe SHBA. Për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, ne kemi shtyrë vizitën në Washington”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.

Ai gjithashtu ka treguar se ka qenë në komunikim intensiv me ambasadorin Grenell, për anulimin e takimit të 27 qershorit, derisa ka shtuar se shumë shpejtë do të caktohet data e re e takimit në Washington.

Hoti mes tjerash tha se agjenda e takimit mbetet e njëjtë.

“E kemi shtyrë vizitën në Washington, pas diskutimeve me Grenellin jemi dakorduar për një datë tjetër së shpejti. Agjenda mbetet e njëjtë që t’i jepet shtysë dialogut përmes një agjende ekonomike. Tani janë duke u bërë angazhimet për samitin e Parisit. Jemi të nderuar që kemi një fokus kaq të madh të presidentit francez dhe kancelares gjermane”, deklaroi Hoti.

Komento: