Vonesat e pagesave nga Pakoja Emergjente, Kuvendit i kërkohet të miratojë rishikimin e buxhetit

23:45 | 27 Qershor 2020

Kuvendit i kërkohet të miratojë rishikimin e buxhetit.

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar rishikimin e buxhetit.

Kjo sipas njohësve të çështjeve të ekonomisë në vend po ndikon që pagesat nga Pakoja e parë emergjente të mos ekzekutohen.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se situate e tanishme po jep shenja negative edhe për të ardhmen e bizneseve.

Sipas Rukiqit, qarkullimi i këtij viti i bizneseve nuk kalon vlerën prej 50% krahasuar me vitet e kaluara.

Tutje ai thotë se duhet shfrytëzuar edhe burimet e brendshme duke përfshirë buxhetin që të tejkalohet situate e rënduar në ekonomi si pasojë e pandemisë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës është zotuar se do të miratojë një pako të rimëkëmëbjes ekonomike dhe se kanë plan të detajuar për zhvillim ekonomik pas pandemisë.

Komento: