
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Skenderajt.
Një person në Skënderaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Izbicë.
Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.