Evropa nuk e deshi Amerikën në dialogun Kosovë-Serbi!

11:19 | 28 Qershor 2020

Kosova, shteti me proamerikan në botë edhe kësaj radhe dëshmoj se qëndron e palëkundur dhe besnike karshi politikës amerikane, ndaj sugjerimeve dhe kërkesave të saj, duke marrë vendime të shpejta dhe të dhimbshme.

Së pari Parlameti i Kosovës rrëzoj një qeveri, në kohë të pandemisë, duke besuar se nuk është sa duhet proamerikane, e si e tillë mund t’i dëmtonte raportet speciale të Kosovës me shtetin mik të saj.

Së dyti, Kosova hoqi taksën 100% ndaj produkteve serbe, vetëm për shkak se ishte kërkesë e SHBA-ve.

Në anën tjetër, po ta shikojme historinë, dëmet dhe plagët që i ka shkaktuar me shekuj, Serbia meritonte më shumë se vendosjen e taksës 100%!

Mandej, Parlamenti i Kosovës e krijoj një qeveri shumë shpejt me qellim që të ishte e gatshme për dialog me Serbinë e i cili do të udhëhiqej nga SHBA-ja, ngase rrethanat treguan se dialogu mund të kishte sukses vetëm në prezencën e Amerikës.

Ne vazhduam prapë duke e realizuar edhe kërkesën e radhës, të ardhur nga SHBA-të, duke e hequr edhe reciprocitetin, që në realitet mund të përkthehet si heqje dorë nga të qenit të barabartë!

Kosova, po ashtu, pranoj që të ulet në tavolinën e dialogut me Serbinë, pa e asnjë kusht, gjithnjë duke besuar në politikën e dëshmuar të SHBA-ve.

Mirëpo në fund, përfaqësuesit e Kosovës s’arritën që të shkojnë në Shtepinë e Bardhë. Kosova kaq kishte mundësi të bënte, përballë një Serbie agresore e të mbështetur nga Rusia, si dhe përballë një Evrope historikisht të padrejtë ndaj nesh, e cila e përdori edhe Gjykatën Speciale, me qëllim që të dështojë dialogu që do të udhëhiqej nga SHBA-të.

Gjithsesi, Kosova nuk ka rrugë tjetër, pos mbështetjen në Amerikën!

Komento: