Vdekja e fëmijës 13 vjeçar në pishinë, policia jep detaje të reja

11:43 | 28 Qershor 2020

Një 13 vjeçar dje është mbytur në një pishinë në Lipjan.

Policia e Kosovës sot nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, derisa ky rast po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Raportohet se viktima i mitur mashkull kosovar i cili ka qenë në pishinë është dërguar pa shenja jete në shtëpinë shëndetit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion’, thuhet në raport.

Komento: