Arben Gashi infektohet me koronavirus

11:46 | 28 Qershor 2020

Koronavirusi ka prekur edhe LDK-në.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka thënë se bashkë me të, pozitiv kanë rezultuar edhe të gjithë anëtarët e familjes.

Njoftimi i plotë:

Të nderum miq,

Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives.

Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.

Faleminderit!

Komento: