
Një femër ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ësht goditur me veturë të Interex afër Spitalit në Prishtinë.
ORAinfo ka siguruar një video ku një femër shihet e shtrirë në mes të rrugës, ndërsa shumë kalimtarë përpiqen për ta ndihmuar atë.
Gjendja e saj pas aksidentit duket e rëndë. ORAinfo mëson se shoferi i veturës ka qënduar në vend të ngjarjes.
ORAinfo mëson se në vend të ngjarjes ka ardhë edhe ambulanca e cila e ka dërguar me urgjencë në QKUK vajzën e aksidentuar. /ORAinfo/
Me poshtë i gjeni pamjet e aksidentit të rëndë: (Kujdes: Pamje të rënda)