
Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.
Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, ka folur rreth stafit dhe numrit të testimeve.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, është deklaruar rreth numrit të vogël të testimeve që janë duke u bërë ditëve të fundit.
Ramadani ka thënë se testimet bëhen në bazë të indikacioneve dhe se IKSHPK-ja është institucion i pavarur dhe nuk punon në bazë siç tha ai, tekeve të dikujt.
“A janë 200,300 apo 1 mijë teste kjo varet prej indikacioneve dhe jo prej tekeve të dikujt. IKSHPK-ja është institut i pavarur dhe punon në bazë të rekomandimeve botërore”, u shpreh Ramadani.
Ramadani insiston se qytetarët duhet ti zbatojnë në përpikëri rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.
“Të mbajmë distancë, maska dhe higjienës dhe të mos çorientohemi se sa teste po bëhen. IKSHPK-ja nuk iu ka shmangur asnjë rekomandimi a protokolli”, u shpreh ai, raporton lajmi.net.
Sipas Ramadanit, stafi i IKSHPK-së është duke punuar 20 orë pa pushim gjatë shtatë ditëve të javës.
“Është duke punuar nga 20 orë në ditë i njëjti staf. Të njëjtit staf janë duke punuar nga 20 orë dhe duhet të keni mirëkuptim dhe besim tek ata të cilët kanë rrezikuar edhe familjet e tyre për t’u kujdesur për juve. Koka e shtabit operativ të IKSHPK-së është më e ulët se e çdo shtabi nëpër komuna”, u shpreh Ramadani.
Tutje ai ka thënë se qytetarët e pandërgjegjshëm po i rrezikojnë të tjerët.
“E dini se qytetarët që nuk po i përmbahen këto rekomandime janë duke i rrezikuar të tjerët dhe këtë nuk kanë të drejtë ta bëj. Virusi nuk ka këmbë dhe këmbët po ua japin qytetarët e pandërgjegjshëm”, tha ai.
Këto komente, Ramadani i bëri pas mbledhjes së Komitetit për Pandeminë.