Thaҫi iu drejtua qytetarëve përmes një videomesazhi, ky ishte momenti kur përmendi djalin e tij Endritin

20:43 | 29 Qershor 2020

Adresimi për aktakuzën, momenti kur Presidenti përmend djalin e tij Endritin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën në mbrëmje u është adresuar qytetarëve përmes një videomesazhi për të treguar hapat e tij të mëtutjeshëm pas publikimit të propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Ai në këtë adresim e përmendi edhe djalin e tij, Endrit Thaçin.

‘’Është krejt e natyrshme që në këtë moment jo të lehtë për mua, më janë kujtuar ata që kanë dhënë jetën për liri. Të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës time të gjatë, nga koha kur isha një djalë idealist që doja të ndryshoja botën, e deri tek e sotmja me thinja të bardha.’’

‘’Kam kujtuar momente historike e momente krejt personale. Kam menduar për prindërit e mi, gjyshërit, familjen dhe djalin tim, Endritin. Ai që sot është bërë burrë e mund ta shoh në sy pa mu dridhur qerpiku lidhur me gjoja nisjen e një procesi për kr.ime lufte! E kam kuptuar shumë herët se ne, luftëtarët e UÇK-së, do të paguanim një çmim të madhe njerëzor, familjar e politik.’’, ka thënë presidenti.

Tutje, Thaci tha se nuk ka bërë kr.ime gjatë kohës së luftës.

‘’Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por kr.ime lufte asnjëherë!’’, tha ai.

Komento: