
Kosovarët janë qytetarët e vetëm në Ballkan që nuk mund të lëvizin lirshëm për shkak të mosliberalizimit të vizave.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, pret liberalizim të shpejt të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ka falënderuar Kroacinë që deri tash ka qenë në krye të Presidencës së Bashkimit Evropian, dhe i ka uruar fat Gjermanisë, e cila merr timonin më 1 korrik 2020.
E ka cituar presidentin italian, Giuseppe Conte, i cili në Zagreb ishte shprehur se “po presim për liberalizim të shpejt të vizave për Kosovën”.
“Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së që hezitojnë, të lejojnë që liberalizimi të ndodh gjatë presidencës gjermane. Është koha”, ka shkruar Orlando.
