
Ka ndërruar jetë legjenda e madhe e komedisë.
Legjenda e komedisë së “Hollywood-it”, Carl Reiner ka vdekur në moshën 98 vjeçare.
Regjisori i komedive të Steve Martin, “The Jerk” dhe “The Man Ëith Tëo Brains”, ishte gjithashtu i famshëm për bashkëpunimin e tij me Mel Brooks, shkruan The Guardian.
Carl Reiner, komik dhe krijues veteran i njohur për aktin e tij të dyfishtë me Mel Brooks si dhe regjinë e një varg komedish hite, përfshirë The Jerk dhe The Man With Tëo Brains, ka vdekur në moshën 98 vjeçe.
“Variety” konfirmoi lajmin, duke raportuar se publicisti i tij tha se ai vdiq nga shkaqe natyrore të hënën natën në shtëpinë e tij në Beverly Hills.
Së bashku me Brooksin, Reiner u bë një ikonë e komedisë hebreo-amerikane për rutinat e skicave të çiftit, më e famshmja “The 2000 Year Old Man”, e cila u shfaq për herë të parë më 1960 dhe u rrit nga puna e tyre si shkrimtarë në komedinë e Sid Cezarit.

