A do të jetë PDK pjesë e Qeverisë Hoti pas aktakuzës ndaj Thaçit? Përgjigjet partia opozitare

13:45 | 01 Korrik 2020

PDK mohon se do të bëhet pjesë e Qeverisë pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit.

Partia Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Kadri Veseli po mohojnë se janë duke diskutuar mundësinë e përfshirjes në Qeveri, raporton Gazeta Express.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se përfoljet e ditëve të fundit që po shpërndahen në media janë vetëm spekulime.

Dekkarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi:

Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!

Komento: